Google ADS

Rrahim Pacolli uron zgjedhjen e Abazoviqit kryeministër: Presim të punojë në interesa të shqiptarëve të Malit të Zi

20:35 | 28 Prill 2022
L G

Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli, ka mirëpritur zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të Malit të Zi.

Pacolli përmes një postimi në Facebook ka uruar zgjedhjen e tij në krye të ekzekutivit të Malit të Zi, si dhe ka kërkuar nga ai që të punoj në interesa të shqiptarëve atje, shkruan arbresh.info

“Jam shumë i lumtur për zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në krye të Qeverisë së Malit të Zi. I urojmë zgjedhjen e një shqiptari në krye të qeverisë malazeze. Presim që Abazoviq të punojë në interesa të shqiptarëve të Malit të Zi. Po ashtu, kërkojmë lejimin e gjuhës shqipe në zonat ku janë të banuara me shqiptarë, si dhe kërkojmë që populli shqiptar në Mal të Zi të jenë sa më të përfaqësuar në institucionet shtetërore”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

Të ngjashme