Google ADS

Krimet e luftës në Ukrainë, Këshilli i Europës bën thirrje për krijimin e një gjykate speciale

16:15 | 28 Prill 2022
KRG

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e luftës në Ukrainë, sipas The Guardian.

Përkufizimi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për krim përfshin pushtimin e një shteti tjetër, bombardimet dhe bllokimin e porteve. Megjithatë, nëse një shtet nuk është pjesë e GJNP-së, qytetarët e tij nuk mund të ndiqen penalisht nga gjykata.

Kjo ka nxitur ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, Gordon Brown dhe John Major, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Philippe Sands QC, të bëjnë thirrje për krijimin e një tribunali të ri ndërkombëtar për të hetimin e veprave penale të Vladimir Putinit dhe të atyre që ndihmuan në planifikimin e pushtimit të tij.

“U bëj thirrje të gjitha shteteve që të bashkohen në krijimin e një tribunali të tillë. Së bashku, ne do të vendosim përpara gjykatës të gjithë udhëheqjen ruse,” tha në një deklaratë ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme