Google ADS

Kasami paralajmëron zgjedhje të reja për në Këshillin Komunal të Tetovës

15:57 | 28 Prill 2022
A. B.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami u shpreh se ka mundësi të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme për Këshillin e Komunës së Tetovës pasi në seancën e djeshme nuk kaloi buxheti vjetor.

Dje seanca nuk nisi për shkak se nuk kishte shumicë prej 16 këshilltarë që nevojiten për marrjen e vendimeve.

“Si rezultat i sjelljes së disa këshilltarëve, sipas ligjit, nuk ka kaluar buxheti vjetor, që është një nga kushtet për të shkuar në zgjedhje të reja për Këshillin në Komunën e Tetovës”, u shpreh Kasami.

Kasami bëri të ditur se ka njoftuar edhe ministritë kompetente.

Ministria duhet të informojë Qeverinë brenda një jave, Qeverinë brenda një muaji që të marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit, tha Kasami./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme