Reagimi i Alec Baldwin kur e kupton se e ka vrarë kinematografen Halyna Hutchins

15:25 | 28 Prill 2022
A. B.

Alec Baldwin në tetor të vitit të kaluar kishte vrarë aksidentalisht kinematografen Halyna Hutchins, ndërkohë që ishin në xhirime të filmit “Rust”.

Aktori amerikan e qëlloi me një armë që supozohej se ishte bosh, e cila shkoi në drejtim të gjoksit të kinematografes dhe e vrau atë.

Dave Halls, asistenti i regjisorit që i dha armën Alec Baldwin, pranoi se ai nuk e kontrolloi armën përpara se të përsëriste skenën.

Tronditja e Baldwin pasi dëgjoi lajmin për vdekjen aksidentale të Hutchins
“Unë mund të kisha vrarë veten nëse do të mendoja se isha përgjegjës për vdekjen e Halyna Hutchins”, tha ai.

Pamjet nga momenti kur ndodhi incidenti

Tashmë është shfaqur një video nga dita e incidentit, në të cilën policia që po heton vdekjen e kinematografes është duke marrë një deklaratë edhe nga 64-vjeçari.

Në fillim të intervistës, aktorit 64-vjeçar iu dha lajmi rrëqethës.

“Jo”, tha Baldwin, i cili menjëherë vuri dorën në gojë.

Në ato momente, aktori ishte në tronditje të plotë duke e mbuluar gojën dhe duke e vendosur dorën mbi zemrën e tij.

“Dua të telefonoj gruan time”, tha ai.

Baldwin më pas doli nga dhoma me dorën në ballë në një nga ditët më të këqija të jetës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme