Google ADS

Spitali dhe rrethi i ngushtë përgënjeshtrojnë lajmi për vdekjen e agjentit Mino Raiola

14:58 | 28 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Lajmi i sotëm (e enjte) për vdekjen e agjentit të njohur të futbollit, Mino Riola, është përgënjeshtruar tashmë dhe thuhet se nuk është i vërtetë.

Mediat e ndryshme evropiane u ‘nguten’ duke raportuar për një vdekje të Raiolas në moshën 54-vjeçare.

E gjitha erdhi pas Raiola ka disa muaj i shtrirë në një spital në Milano, ku pati edhe një intervenim.

Megjithatë, tashmë kanë dalë përgënjeshtrime se lajmi për vdekjen e agjentit të njohur italo-holandez nuk është i vërtet.

Lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali San Raffaelle në Milano, aty ku Raiola po qëndron nga janari.

“Jam i mllefosur nga telefonatat e disa pseudo-gazetarëve, që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë doktori, Alberto Zangrillo për ANSA.

Lajmi është përgënjeshtruar edhe nga rrethi i ngushtë i agjentit.

“Janë thashetheme të rreme. Ai Mino Raiola nuk ka vdekur…”, ka shkruar Daniella Matar me burime nga agjencia e Mino Raiolas.

“Ai është në një pozitë të keqe, por nuk ka vdekur”, ka thënë krahu i djathtë i Raiolas, Jose Fortes Rodriguez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme