Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ka vjedhur bizhuteri dhe sende të ndryshme me vlerë në banesa të ndryshme në kryeqytet.
Sipas policisë, 39-vjeçari nga Laknasi rezulton të jetë dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Ai u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e një shtetasi.
Policia njofton se ka sekuestruar 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga ky shtetas.
Në këtë operacion u procedua penalisht edhe pronarja e argjendarisë në Kamëz, e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura./arbresh.info/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve