Krasniqi i reagon ashpër Shkretës: Kulturën e rrugës e gjetët në Vetëvendosje

14:06 | 28 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka reaguar qasjes së deputetit të Vetëvendosjes, Mirsad Shkreta, i cili duke aluduar në shprehjet e Abelard Tahirit, i cilësoi gjuhë të rrugës.

E për këtë Krasniqi i tha Shkretës që kulturën e rrugës, e ka gjetur kur ka shkuar në Vetëvendosje e cila rrugëve të Prishtinës i ka dëmtuar institucionet shtetërore.

”Mirsad Shkretës ja di emrin, dashta me e kursy sepse kemi qenë bashkëpartiakë. Edhe sot të drejtën tënde për me i ndrru partitë edhe bindjet ua respektoj”.

”Kulturën e rrugës e ke gjetë në partinë që ke shku [Vetëvendosje]. Se kjo është ajo parti që në rrugët e Prishtinës i ka kallë institucionet”.

”Nëse po aludon tek Ritmi i Rrugës që e ke ngu kur je rritë, ajo është një prej seneve ma krenare të cilat i kam bo unë. Se ma merr mendja atëherë e kam ngrit zërin kur shumë si ti, se kanë ngrit”.

”Por po ashtu nëse aludon se arti mund të jetë diçka e keqe që s’i lidhet politikës, po e ofendon Ardiana Matoshin më së pari që e ke si kolege, sepse unë e respektoj si artiste më së pari e pastaj si politikane. Por, mos u bë Mirsad pjesë e mshefjes së krimit potencial”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme