Autoritetet lokale në Mariupol kanë paralajmëruar se qyteti është vulnerabël ndaj epidemive duke pasur parasysh kushtet e tmerrshme sanitare në pjesën më të madhe të qytetit dhe faktin se mijëra trupa kanë mbetur të pambledhur.
Rreth 100,000 njerëz jetojnë ende në qytet, pavarësisht disa javësh luftimesh të rënda dhe mungesës së një furnizimi të centralizuar me ujë.
Të enjten, këshilli i qytetit tha se ekzistonte rreziku i kolerës, dizenterisë dhe Escherichia coli, një infeksion bakterial që mund të shkaktojë dhimbje të forta stomaku, diarre të përgjakshme dhe dështim të veshkave.
Këshilli tha se kishte kushte të patolerueshme jetese që do të përkeqësoheshin me rritjen e temperaturave.
“Tashmë temperatura e ajrit ka arritur në 20 gradë. Epidemi kaq të fuqishme dhe vdekjeprurëse mund të shpërthejnë së shpejti në qytet, për shkak të mungesës së furnizimit të centralizuar me ujë dhe kanalizimeve, dekompozimit të mijëra kufomave nën rrënoja dhe mungesës katastrofike të ujit të pijshëm dhe ushqimit”.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko tha: “Pushtuesit nuk mund t’i sigurojnë popullatës ekzistuese ushqim, ujë dhe ilaçe. Ose thjesht nuk janë të interesuar për të. Ata bllokojnë të gjitha përpjekjet për evakuim. Dhe pa këtë, njerëzit do të vdesin. Në fund të fundit, tani në kushtet e rrënuara të jetesës mesjetare të Mariupolit duhet evakuim i menjëhershëm dhe i plotë.”A2CNN
Nesër projektbuxheti në Kuvend, mazhoranca thotë se i ka num...
Lladrovci thotë se Drenasi është kamion për transparencë bux...
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vraniq të Suharekës
Super paraqitje e Kosovës ndaj Holandës, mirëpo ndeshja përf...
Rama ndan pamje unike nga perëndimi i diellit në Durrës
Kusari: Jam e habitur që ende nuk ka aktakuzë ndaj Naim Murs...