Google ADS

Barcelona miraton zyrtarisht projektin “Espai Barça”

12:24 | 28 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona konfirmoi se planet e tyre për të rimodeluar Camp Nou janë miratuar zyrtarisht si pjesë e projektit Espai Barça të enjten.

Sipas deklaratës së klubit, rinovimi do të fillojë në qershor, kur përfundon sezoni aktual.

Pjesa më e madhe e planit përfshin vendimin për prishjen e nivelit të tretë për verën e vitit 2023.

Më pas për sezonin 2023/24, Barcelona do të luajë ndeshjen në stadiumin “Olimpik Montjuic” përpara se të kthehet në Camp Nou sezonin e ardhshëm me kapacitet 50 për qind.

Rinovimet pritet të përfundojnë në kohë për sezonin 2025/26./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme