Barcelona dorëzon ofertën për Robert Lewandowskin

12:09 | 28 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona po bën presion për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munchen, Robert Lewandowski këtë verë, pasi drejtori sportiv i klubit katalanas, Mateu Alemany është takuar me agjentin e tij, Pini Zahavi, raporton gazetari spanjoll, Gerard Romero.

Romero gjithashtu shton se Blaugranët janë të gatshëm të ofrojnë një marrëveshje dyvjeçare me vlerë rreth 35 milionë euro me një opsion për një vit shtesë për sulmuesin polak.

E ardhmja e Lewandowskit ka qenë temë diskutimi kohët e fundit, pasi ai është i pakënaqur me mungesën e progesit në bisedimet e rinovimit dhe mund të ndërpresë lidhjet me bavarezët këtë verë.

Barcelona po e konsideron sulmuesin polak një opsion real për të forcuar sulmin e tyre, pasi u tërhoq nga gara për objektivin e tyre afatgjatë, Erling Haaland për shkak të kufizimeve financiare.

Blaugranët gjithashtu thuhet se janë favoritët për nënshkrimin e tij pasi kanë qenë në kontakt të rregullt me agjentin e tij, Zahavi.

Megjithatë, hierarkia e Bayernit mbetet e bindur se Leëandoëski do të qëndrojë në Alliaz Arena dhe ata kanë planifikuar takime me agjentin e tij për të vazhduar bisedimet për rinovimin.

E vetmja pengesë mund të jetë kërkesa për pagën e polakut, pasi thuhet se ai kërkon një rritje pagash në marrëveshjen e tij të re, ndërsa Bayern gjithashtu ka prioritet rinovimin e Serge Gnabry, Thomas Muller dhe Manuel Neuer.

Gjigantët e Bundesligës gjithashtu mund të detyrohen të transferojnë Lewandowskin nëse nuk arrijnë një përfundim pasi duan të shmangin humbjen e tij falas në verën e vitit 2023.

Diku tjetër, presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka zbuluar së fundi se nënshkrimi i Lewandowskit është një mundësi reali për verën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme