Pasi Ministrja e Drejtësisë mori fjalën për të iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, ata e kanë penguar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, që të flasë, duke goditur tavolinat me shihet e ujit, shkruan arbresh.info.
Partitë opozitare janë dëgjuar duke bërë zhurmë në momentin që Haxhiu ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe ka filluar të i kundërpërgjigjet shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahirit, i cili i kërkonte asaj që të mos flasë.
“Z. Tahiri s’ke nevojë me u shqetësua. A mundesh me u qetësu të lutem? Ju nuk keni të drejtë me i thënë ‘mbylle’ ministres së Drejtësisë. Pse po shqetësohesh? Nuk po kuptoj?”, iu drejtua Haxhiu, Tahirit.
Pas kësaj deklarate të ministres, opozita ka filluar të bëjë zhurmë duke goditur tavolinat me shishet e ujit./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...