Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është deklaruar për herë të parë lidhur me rastin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Haxhiu theksoi se kryeministri në ardhje në Slloveni ka treguar për vendimin që vetë institucioni financiare si dhe Inteligjenca në Slloveni ka dëshmuar se të gjitha të hyrat e tij janë në rregull.
“Në këtë Kuvend u përmend ose u deklarua thuajse Berishaj po i ikën drejtësisë, e po kërkohet nga drejtësia. Berishaj do të jetë në secilën, apo do t’i përgjigjet secilës kërkesë, ato të Kosovës, Sllovenisë apo në Kroaci.Edhe AKK-ja ka nisur hetimet në raport me deklarimin e pasurisë dhe prisni institucionet dhe qëndrimet në raport me këtë çështje. Pra nuk mund të pajtohem me zonjën Time Kadrija, derisa flet në emër të AKK-së derisa ky agjencion është duke u marrë me këtë çështje, apo duke e hetuar.”, deklaroi Haxhiu.
Po ashtu ministrja tha se është e bindur se Sllovenia po të kishte dyshime për krime ekonomike, Prokuroria do të fillonte hetimet.
“Jam e bindur se duke pasur parasysh se si funksionon Sllovenia, po të ishin dyshimet për krime ekonomike prokuroria do të niste hetimet, e ne jemi në dijeni se nuk kanë nisur hetimet.Madje ka patur një përgjigje që jo ky rast nuk është duke u hetuar. S’është shtet dosdiso, ne e dimë se si funksionon ligji atje. Financial Times gjithashtu ka treguar se mediumi në fjalë ishte i vetmi që kishte thënë se ekziston një skandal i tillë.”,shtoi Haxhiu./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...