Google ADS

Fury: Ka mbaruar gjithçka, nuk do të kthehem më në ring

10:06 | 28 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Kampioni i botës në peshat e rënda WBC, Tyson Fury, ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në ring.

Ai tha se fama dhe pasuria nuk mund ta inkurajojnë atë që të kthehet në boks. Fury mbrojti titullin e tij të botës në Wembley të shtunën duke mposhtur Dillian Whyte, pas së cilës ai u tha fansave se ishte lufta e tij e fundit.

Gruaja e tij më vonë deklaroi se ai mund të rikthehej në ring vetëm nëse është një luftë për unifikimin e titujve.

“Ka mbaruar dhe është e vërtetë. Jam i lumtur, i shëndetshëm. Kam një grua të bukur, gjashtë fëmijë, rripa kampionati, mjaft para, sukses dhe famë. Çfarë më duhet më tepër?” tha Tyson Fury në Fox Nation.

Fury ka arritur 32 fitore dhe një barazim gjatë karrierës së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme