Xhiro e 31-të në BKT Superligën e Kosovës do të vazhdoj sot (e enjte) me dy super ndeshje që janë në program për tu zhvilluar.
Padyshim që derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet në Suharekë, ku lideri aktual Ballkani pret ndjekësin më të afërt Dritën.
Kjo do të jetë përballja e katërt mes Ballkanit dhe Dritës këtë edicion, ku suharekasit kanë dy fitore e një sfidë tjetër është kryer baras.
Ballkani kërkon fitoren e radhës për të bërë një hap gjigant drejt titullit të kampionit, në anën tjetër Drita udhëton drejt Suharekës për t’i marrë pikët e plota për herë të parë këtë edicion ndaj Ballkanit.
Ndeshje fantastike pritet të zhvillohet edhe në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.
Malisheva që po lufton për t’iu shmangur rënies nga elita e futbollit kosovar e pret Llapin që tanimë mund të thuhet se ka siguruar Evropën dhe luan vetëm për plasman më të mirë në tabelë.
Të dyja sfidat e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...