Një ari i egër është shfaqur në rrugët e Karolinës së Veriut. Pamjet janë bërë virale, ndërsa shihet se ariu di t’i respektojë mirë rregullat.
Për të kaluar rrugën, kujdeset të jetë të vijat e bardha dhe shikon mirë në të dyja anët përpara se të kalojë.
Pamjet janë shpërndarë në Facebook nga Departamenti i Policisë Asheville. Ariu ishte duke ecur nëpër zonën e qendrës së qytetit të enjten, më 21 prill, ndërsa dëshmitarët thirrën policinë.
View this post on Instagram
“Ariu i zi, dukej se donte një ditë në park, ku shumë njerëz po shijonin ditën e tyre në qendër të qytetit,” shkroi departamenti i policisë në postim.
Në një moment, ariu shikoi me kujdes përpara se të hynte në vendkalimin e këmbësorëve dhe të kalonte pranë hapësirës së shitjes me pakicë, tregon video.
Departamenti i Policisë në Asheville vuri në dukje se ndërsa vlerësonte natyrën “e bindjes së ligjit” të ariut “ishte e rëndësishme që ariu të kthehej në një zonë të pyllëzuar për siguri”. /abcnews.al
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës