Google ADS

60 përqind e amerikanëve të infektuar me Covid

09:24 | 28 Prill 2022
Trina Galanxhi

Rreth 60 amerikanëve janë infektuar me koronavirus, njoftoi Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) përmes një raporti.

CDC zbuloi gjithashtu se 75% e fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë treguan prova serologjike të infeksionit të mëparshëm Covid-19 dhe se afërsisht një e treta rezultuan pozitivë që nga dhjetori i vitit 2021, shkruan Fox, transmeton portali arbresh.info

“Gjetjet ilustrojnë një shkallë të lartë të infeksionit me variantin Omicron, sidomos tek fëmijët”, thonë autorët e raportit.

Sipas raportit, studiuesit testuan mostrat e gjakut të dhjetëra mijëra amerikanëve çdo katër javë, nga shtatori 2021 deri në shkurt 2022.

Shkencëtarët analizuan mostrat për nivele të dallueshme të antitrupave anti-nukleokapsid (anti-N), të cilat prodhohen në përgjigje të infeksionit me Covid-19 dhe jo nga vaksinat.

Ata nuk dalluan se cilat nivele të antitrupave mund të konsiderohen mbrojtëse dhe vunë në dukje se shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të kuptojnë rolin që luajnë këto antitrupa në mbrojtjen nga ekspozimi i ardhshëm ndaj koronavirusit.

Shkencëtarët zbuluan se gjatë periudhës së studimit, 34 përqind e njerëzve treguan prova të infeksionit të mëparshëm.

Gjatë periudhës nga dhjetori deri në shkurt, studiuesit gjetën një rritje alarmante të mprehtë në numrin e atyre me antitrupa tek fëmijët dhe adoleshentët. Përqindjet u hodhën nga gati 45% në dhjetor në pothuajse 75% në shkurt në ata 17 vjeç e poshtë.

Gjetjet e tyre zbuluan gjithashtu se gjatë periudhës dhjetor-shkurt, prevalenca e antitrupave u rrit nga 36.5% në mbi 63% tek të rriturit e moshës 18-49 vjeç dhe nga gati 29% në pothuajse 50% në ato 50-64 vjeç gjatë të njejtës periudhë.

Edhe pse disa studime treguan se infeksioni i mëparshëm mund të mbrojë disa individë kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital, shkencëtarët kanë theksuar për rëndësinë e marrjes së vaksinave dhe përforcuesve për të ofruar mbështetje shtesë kundër koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme