Policia marokene njoftoi të mërkurën mbrëma sekuestrimin e një sasie “rekord” prej 31 tonësh kanabis në një magazinë pranë Tangierit , në pjesën veriore të vendit, dhe arrestimin e një të dyshuari.
Policia parandaloi një operacion të madh ndërkombëtar të trafikut të drogës” duke sekuestruar një “ngarkesë rekord prej 31 ton 187 kg kanabis, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Kombëtare.
Operacioni u krye në një magazinë pranë Tangierit, ku kanabisi ishte “paketuar dhe vendosur në forma frutash dhe perimesh, ngjyra dhe madhësia e të cilave lehtësonte daljen e tyre nga Maroku si produkte bujqësore për eksport” , thuhet nga burimet marokene, shkruan abcnews.al.
Në magazinë u sekuestrua edhe një frigorifer i madh rimorkio me dhjetëra thasë dhe pako të tjera me hashash .
Një 61-vjeçar me precedentë penal është arrestuar dhe është lënë në paraburgim për “dyshimin për lidhje me një grup kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, njoftoi policia..
Po vijon hetimi për identifikimin e të gjitha degëve vendase dhe ndërkombëtare të këtij qarku kriminal.
Autoritetet marokene herë pas here njoftojnë sekuestrime të sasive të mëdha të rrëshirës së kanabisit. Operacioni u shpall dje si më i rëndësishmi këtë vit .
Më shumë se 191 ton kanabis u kapën në vitin 2021, 12% më pak nga viti 2020, sipas shifrave zyrtare.
Në vitin 2021, vendi miratoi një ligj që lejon përdorimin terapeutik të kanabisit, një reformë e madhe në Afrikën e Veriut, një nga prodhuesit kryesorë të hashashit në botë, me kulturat më të mëdha të vendosura në malet Rif .
Pavarësisht përpjekjeve për të luftuar kultivimin e kanabisit gjatë dekadës së fundit, Maroku mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të bimës narkotike, sipas Zyrës së OKB-së për Drogën dhe Krimin./abcnews.al/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...