Aleatët perëndimorë duhet të “dyfishojnë” mbështetjen për qeverinë ukrainase dhe t’i sigurojnë Kievit armatimin e rëndë që i nevojitet “për ta larguar Rusinë nga e gjithë Ukraina”, ka deklaruar Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss.
Në një fjalim kryesor për politikën e jashtme, Truss tha se arkitektura ndërkombëtare që synonte të garantonte paqen dhe prosperitetin ka dështuar në Ukrainë përballë një sulmi nga “operator mashtrues i dëshpëruar”, shkruan Sky, transmeton portal arbresh.info
Ajo u bëri thirrje aleatëve perëndimorë që t’i ofrojnë Ukrainës armatimin që i nevojitej në luftën e saj kundër Rusisë dhe tha se ngjarjet e muajve të fundit duhet të jenë “një katalizator për ndryshime më të gjera”.
“Rusia është në gjendje të bllokojë çdo veprim efektiv në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Putin e sheh veton e tij si një dritë jeshile ndaj barbarizmit,” tha ajo.
Truss ka folur edhe për Kinën e e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës, ndërsa ka rritur importet nga Rusia.
“Kina nuk është e papërshkueshme. Ata nuk do të vazhdojnë të ngrihen nëse nuk luajnë sipas rregullave,” tha ajo.
“Kina ka nevojë për G&-tën. Ne përfaqësojmë rreth gjysmën e ekonomisë globale. Dhe ne kemi zgjedhje. Ne kemi treguar me Rusinë llojin e zgjedhjeve që jemi të përgatitur të bëjmë kur shkelen rregullat ndërkombëtare”, shtoi ajo./arbresh.info/
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha