Bill Clinton kujton vizitën me Albright në Kosovë: E shohim nderimin e trashëgimisë së saj për të gjitha gjërat që ka bërë për Kosovën

19:22 | 27 Prill 2022
L G

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton nuk ka lënë pa përmendur Kosovën gjatë ceremonisë nderuese për ish-sekretaren Madeleine Albright.

Gjatë kësaj ceremonie, Clinton kujtojë udhëtimin e fundit në Kosovë bashkë me Albright , në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, shkruan arbresh.info.

Ai tha se trashëgimia e Albrightit për kontributin në Kosovë, Bosnjë dhe shtete të tjera, vazhdon të nderohet.

“Kaluam një ditë të lumtur së bashku dy vjet më parë në Kosovë, 20 vjet pas konfliktit atje. I çliruam nga rreziku real i gjenocidit. Ecëm dorë për dore në rrugët e Prishtinës, në një ditë me diell të qershorit. Rrugëve kishin dalë çerek milion persona, që është numër i madh njerëzish në një shtet të vogël si Kosova. Dhe arritëm te subjekti i shëtitjes sonë, që ishte një bust i bukur i Madeleine që ishte nderimi i tyre për ndihmën e saj. E shohim nderimin e trashëgimisë së saj për të gjitha gjërat që ka bërë për Kosovën, Bosnjë dhe e shohim në shumë mënyra”, tha ish-presidenti amerikan  Bill Clinton.

Albright ka vdekur më 23 mars nga kanceri në moshën 84-vjeçare.

Ndërkohë prezentë në ceremoni për ta nderuar ish-sekretaren Albright, ndodhen edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti. /arbresh.info/

Të ngjashme