De Jong i pakënaqur me situatën në Barcelonë

17:26 | 27 Prill 2022
KRG

Frenkie De Jong është i pakënaqur me situatën që po e kalon aktualisht në Barcelonë.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, me theks të veçantë Candena SEG, holandezi e ka shprehur nervozizmin e tij, pasi po ndërrohet shumë shpesh gjatë ndeshjeve.

Të gatshme për këtë fituar nga ky rast janë Manchester United, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain që e kanë objektiv kryesor për mesfushat e tyre lojtarin, transmeton lajmi.net.

Kontrata e De Jong me Barcelonën skadon në vitin 2026, por kjo nuk po ia pamundëson futbollistit t’ua hap dyert ekipeve të tjera që i premtojnë më shumë minuta.

Gjatë këtij sezoni me “blaugranat”, De Jong është paraqitur 28 herë në La liga, ku ka tri gola dhe po aq asistime.

Të ngjashme