“Presidenti i SHBA-së duhet të mësojë dhe ta njohë shumë mirë historinë”, u tha Erdoğan gazetarëve në kryeqytetin Ankara pas një takimi të kabinetit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi deklaratat e fundit të presidentit amerikan Joe Biden për ngjarjet e vitit 1915, duke i quajtur ato ahistorike dhe të bazuara në dezinformata.
“Presidenti i SHBA-së duhet të mësojë dhe ta njohë shumë mirë historinë”, u tha Erdoğan gazetarëve në kryeqytetin Ankara pas një takimi të kabinetit, duke shtuar: “Ne nuk mund ta falim këtë përpjekje që synon të sfidojë Turqinë në mungesë të një njohurie të tillë”.
Presidenti Erdoğan gjithashtu u shpreh se nuk ia vlen të ndalet në komentet e presidentit amerikan Biden mbi këtë temë, të bëra dje, pasi sipas presidentit turk, ato bazohen në “informacione të rreme”.
Deklarata të tilla për ngjarjet e vitit 1915, të cilat supozohet se janë njohur nga qeveritë dhe parlamentet e vendeve të ndryshme, nuk kanë asnjë efekt mbi Turqinë, shtoi Erdoğan.
Ai gjithashtu tha se nesër do të zhvillojë një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Qëndrimi turk për ngjarjet e vitit 1915
Qëndrimi i Turqisë për ngjarjet e vitit 1915 është se vdekja e armenëve në Anadollin Lindor u bë kur disa ia mbajtën anën rusëve pushtues dhe u rebeluan kundër forcave osmane. Ndërsa shpërngulja e mëvonshme e armenëve rezultoi me viktima të shumta.
Turqia kundërshton paraqitjen e këtyre incidenteve si “gjenocid”, duke i përshkruar ato si një tragjedi në të cilën të dyja palët pësuan viktima.
Ankaraja ka propozuar në mënyrë të përsëritur krijimin e një komisioni të përbashkët të historianëve nga Turqia dhe Armenia, si dhe ekspertë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë çështje.
Në vitin 2014, atëherë kryeministri Erdoğan shprehu ngushëllime për pasardhësit e armenëve që humbën jetën në ngjarjet e vitit 1915./AA/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...