Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno ka folur për atmosferën në Anfield në një natë evropiane.
Spanjolli, i cili luajti për Reds gjatë viteve 2014-2019, tani përfaqëson Villarreal. Skuadra e LaLigës do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë luhet sonte në Merseyside.
Duke qenë kështu, Moreno u pyet për atmosferën brenda Anfield në një natë të madhe evropiane gjatë një interviste të fundit.
“Ato skuadra, Juventus, Bayern, pa harruar Manchester United në fazën e grupeve ose Atalantan janë ekipe spektakolare në nivel evropian. Liverpool është një më shumë”.
“Unë kam ndjerë dhe përjetuar se si është Liverpool dhe duke luajtur në Anfield dhe kjo është e mahnitshme”.
“Sepse kur tifozët dhe lojtarët bëhen bashkë, është shumë e vështirë të fitosh atje. Por ishte gjithashtu shumë e vështirë të eliminosh Juventusin dhe Bayernin dhe të shikoje se ku jemi, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionve”.
Villarreal do të jetë mysafir i Liverpoolit në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo që zhvillohet në “Anfield”, me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...