Kina ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njeriu.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë njofton se i infektuari me virusin H3N8 është një djalë 4-vjeçar nga provinca Henan.
I infektuari shfaqi simptomat e para më 5 prill, megjithatë sipas autoriteteve të shëndetësisë në vend asnjë nga kontaktet e afërta të 4-vjeçarit nuk është prekur nga gripi i shpendëve.
Mësohet se i infektuari kishte kontakt të përditshëm me shpendë në shtëpinë e tij.
Varianti H3N8 është gjetur në të kaluarën te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por rastet e H3N8 nuk janë raportuar kurrë më parë te njerëzit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë./abcnews.al/
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...