Bernardo Silva ishte njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren prej 4-3 të Manchester Cityt ndaj Real Madridit në Etihad Stadium.
Anësori portugez realizoi një gol të bukur në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Sinqerisht mendoj se në 20 minutat e para ishin shumë, shumë të mirë. Për mënyrën si bëmë presion, mënyrë si e kontrolluam ndeshjen dhe krijuam raste”.
“Përgjatë 90 minutave dukej sikur kemi mundur të fitojmë me rezultat më të mirë. Fatkeqësisht nuk ia dolëm të ruanim epërsinë e dy golave që e patëm në tri raste”.
“Është Liga e Kampioneve, luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira në botë. Megjithatë, është rezultat i mirë. Shkojmë në ndeshjen tjetër”.
“Ishte lojë e mirë. Tifozët tanë duhet të jenë krenarë me ne dhe angazhimin që bëmë. Kemi mundur të shënojmë më shumë, por ky është futbolli. Ata i shfrytëzuan rastet e tyre”, ka deklaruar Silva për BT Sport.
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Dy gola të shpejtë të Edon Zhegrovës me Lillen
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...