Dashi
Dielli do e favorizoje mjaft jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe partneri do përkujdeseni gjithë kohës për atë qe keni ne krah. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim qe do i beje te ëndërrojnë dhe ta shohin boten ndryshe. Edhe ne planin FInanciar do jeni me fat. Do arrini t’i shlyeni te gjitha borxhet qe keni pasur dhe mund te kryeni disa shpenzime me tepër.
Demi
Do jeni me shprehës sot ju te dashuruarit dhe do krijoni një atmosfere te mrekullueshme ne çift. Partneri nuk do ketë për çfarë te qahet. Beqaret do FIllojnë aventura kalimtare. Për ta janë me te rëndësishme emocionet e momentit dhe nuk mendojnë për te nesërmen. Ne planin FInanciar yjet do ndikojnë pozitivisht dhe gjendja do jete goxha e mire.
Binjaket
Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me momente te lumtura sot. Do përjetoni kënaqësi te njëpasnjëshme dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment nga partneri. Beqaret do jene ne humor te mire dhe gati edhe për ndonjë aventure te çmendur. Me shpenzimet duhet te tregoheni patjetër te matur pasi nëse nuk e bëni këtë mund te shpenzoni edhe qindarkën e fundit.
Gaforrja
Partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë çdo dëshirë sot juve qe jeni ne një lidhje edhe sikur ta teproni. Shprehni çdo gjë qe doni sepse rralle here vijnë dite te tilla. Beqaret nuk do kenë kuraje t’ia shprehin pëlqimin dikujt dhe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Klima yjore do jete e turbullt për FInancat. Mbajini sa me shume nen kontroll qe te mos keni probleme.
Luani
Do keni ndjenja edhe me te thella sot ju te dashuruarit dhe kjo do e forcoje akoma me tepër lidhjen tuaj. Çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret do jene me kërkues nga sa duhet dhe nuk kane për te gjetur persona ashtu siç i ëndërrojnë. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë papritur do ndodhe diçka qe do ju mahnite dhe do ua përmirësoje buxhetin ndjeshëm.
Virgjeresha
Dite shume e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shpesh do ndiheni keq dhe do doni t’i jepni fund gjithckaje, por ne fakt kjo nuk do ishte zgjedhja e duhur. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe me shume gjase do takojnë personin e ëndrrave. Buxhetin do e menaxhoni me kujdes kështu qe nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme.
Peshorja
Do kaloni momente te veçanta me partnerin tuaj sot dhe ne mbrëmje do rikthehet serish pasioni i dikurshëm. Ne disa momente nuk do ju besohet qe jeni ne realitet. Beqaret do kalojnë vërtet momente te këndshme me miqtë dhe nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin FInanciar nuk duhet te bëni gatime te cilat mund t’iu rrënojnë.
Akrepi
Do jeni me tepër kërkues nga sa duhet sot ju te dashuruarit dhe do mërziteni pak kur partneri te mos ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk do jene te qarte për statusin qe dëshirojnë te kenë momentalisht dhe do mbyllen ne vetvete. Ne planin financiar duhet t’i bëni me shume kujdes llogarite sepse gabimi me i vogël mund t’iu kushtoje shume shtrenjte.
Shigjetari
Duhet te jeni me tolerante me partnerin gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do mund ta përmirësoni marrëdhënien mes jush. Beqaret do jene shume te zënë me pune dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te kërkuar dashurinë. Ne planin FInanciar do jete Jupiteri ai qe do ju ndihmoje t’i zgjidhni problemet dhe do jeni me te qete kur te shpenzoni.
Bricjapi
Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet kurrsesi te shihni persona te tjerë sot sepse partneri mund te behet xheloz dhe do lindin debate te forta. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe do vazhdojnë te bëjnë jetën e mëparshme. Për fat te mire miqtë dhe te afërmit nuk do i lënë vetëm. Ne planin FInanciar mos ndërmerrni rreziqe te mëdha sepse mund te gaboni dhe do keni probleme.
Ujori
Dite e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri me partnerin tuaj dhe mund te bëni edhe plane afatgjata për te ardhmen. Beqaret do kenë një dite intensive dhe te mbushur me takime te njëpasnjëshme. Do kenë mundësi zgjedhjeje, por duhet te jene te vëmendshëm. Buxheti do jete i paqëndrueshëm, kështu qe kujdes me shpenzimet.
Peshqit
Sot do ju ndryshoje shume shpesh humori juve qe jeni ne një lidhje dhe ne disa momente mund te keni edhe debate te vogla ne çift. Beqaret duhet ta lënë veten sa me te lire dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë. Mos mendoni aspak për paragjykimet e te tjerëve. Gjendja e FInancave do përmirësohet ne mënyrë te menjëhershme pas një projekti te madh te përfunduar me sukses./arbresh.info/
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...