Për herë të parë, Mbreti Felipe VI i Spanjës ka bërë publike asetet e tij personale prej 2.6 milionë eurosh.
Pallati Mbretëror Spanjoll të hënën zbuloi pasurinë e monarkut në një lëvizje të paprecedentë që synon të fitojë “respektin dhe besimin e qytetarëve”, transmeton portal arbresh.info
Lëvizja vjen pasi qeveria socialiste e Spanjës do të miratojë një dekret për të forcuar “transparencën, përgjegjshmërinë, efikasitetin dhe shembullin” në monarkinë e vendit.
Familja mbretërore spanjolle është ende e tronditur nga një seri skandalesh që përfshijnë babanë e Felipe, ish-mbretin Juan Carlos I.
Juan Carlos është akuzuar prej kohësh për keqpërdorim financiar, duke fshehur pasurinë e tij jashtë vendit. Hetimet nga prokurorët spanjollë dhe zviceranë për marrëdhëniet e ish-mbretit që atëherë janë anuluar.
Ish-mbreti, i cili kishte qenë një figure e dashur në Spanjë pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco, u detyrua të abdikonte në favor të djalit të tij në vitin 2014, mes zbulimeve për stilin e tij luksoz të jetesës.
Pallati tha se pasuria e Felipe përbëhej nga rreth 2.3 milionë euro kursime, llogari rrjedhëse dhe letra me vlerë, si dhe art, antike dhe bizhuteri.
Mbreti nuk ka asnjë pasuri të paluajtshme apo ndonjë marrëveshje financiare jashtë vendit, tha një zyrtar i pallatit, duke shtuar se ai kishte hequr dorë nga trashëgimia e tij nga Juan Carlos.
Në deklaratën e Pallatit Mbretëror është vënë në dukje se Felipe paguan taksat për të ardhurat e tij./euronews/arbresh.info/
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka