Google ADS

“Paranoia”, kënga më e re nga Stresi

20:59 | 26 Prill 2022
L G

Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Paranoia” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip në bashkëpunim me Niku Bossin.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Paris Kalpos kurse për producimin është përkujdesur Teo Tzimas.

Videoja është drejtuar nga Jim Georgantis dhe siç ka bërë të ditur u realizua në Greqi.

Përveç platformës YouTube, kënga gjendet edhe në iTunes dhe Spotify.

Besohet që projekti do të pëlqehet nga publiku dhe reagimet e para kanë qenë mjaft pozitive. /Telegrafi/

Të ngjashme