Analisti politik, Ardian Arifaj, ka thënë se është shumë e rëndësishme pjesëmarrja e Kosovës në funeralin e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit Madeleine Albright.
“Madeleine Albright është një prej njerëzve më meritorë për atë se ku është Kosova sot – në rrugëtimin prej Rambujesë e deri më sot. Kjo është shprehje e respektit e institucioneve të Kosovës në emër të popullit të Kosovës për Albright dhe punën e saj”.
Ai, në “Info Magazine” , tha se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti mund ta shfrytëzojnë pjesëmarrjen në këtë ceremoni mortore edhe për ndonjë takim me liderët e vendeve të tjera.
Madje, Ardian Arifaj që ishte këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi kujton momentin kur ky i fundit ka qëlluar të jetë afër ish-kancelares gjermane Angela Merkel në ceremoninë e organizuar për George H.W. Bush.
“Për një vend si Kosova që ende ka nevojë të ndërtojë raporte bilaterale me shtetet e ndryshme është një mundësi tjetër që liderët kosovarë të takohen me liderët e shteteve të tjera apo institucioneve, ndonëse ambienti nuk është i lehtë sepse po flasim për ceremoni mortore. Është mundësi që të takohen dhe të diskutojnë dhe çka është më kryesorja që të përçojnë apo pranojnë mesazhe nga liderët me të cilët ka mundësi që të takohen”.
“Nuk ka mundësi për takime të mëdha, sepse është edhe çështje protokolli. Nëse ka ndonjë drekë apo darkë që shtrohet pas shërbesës ka mundësi për takime. E mbaj mend kur kemi qenë me ish-presidentin Hashim Thaçi në ShBA kur ka vdekur George Bush i vjetër dhe në shërbesën që është mbajtur ish-presidenti Thaçi ka qëlluar krah për krah me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe këto janë mundësi të arta për të shkëmbyer disa opinione”.
Megjithatë, Arifaj se udhëtimi i liderëve kosovarë drejt ShBA-së nuk ndërlidhet me ndonjë takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe është i një natyre krejt tjetër.
“Këta [Vjosa Osmani dhe Albin Kurti] po shkojnë për një funeral dhe kjo nuk ka lidhje me agjendën e Shtëpisë së Bardhë apo State Department. Takimet dhe agjenda caktohen më herët dhe nuk ka asnjë garancë që mund të lidhet me diçka tjetër. Nuk do të ishte edhe korrekte që të ndërlidhet me ndonjë vizitë”.
“Nuk shkon në Shtëpi të Bardhë ose State Department veç qashtu, pa pasë një takim apo një agjendë të përcaktuar më herët. Në Kosovë më herët kishim një delegacion të senatorëve amerikanë dhe tash ishte një delegacion të State Department të cilët erdhën me mesazhe të qarta në Kosovë, por edhe në rajon. Nëse Washingtoni ka dashur të sjellë një mesazh në Kosovë apo në rajon e ka bërë me delegacionin që ishte dje këtu, pra nuk ka nevojë për një vizitë në Washington”.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?