Bordi i Transparencës në Shqipëri vendosi sot uljen e çmimeve të naftës dhe benzinës, pas uljes së tyre në bursat ndërkombëtare.
Sipas vendimit të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë [1.86 euro] për litër, nga 232 lekë për litër [1.92 euro] që ishte deri tani. Vendimi fillon të zbatohet nga ora 18:00 e pasdites së sotme.
Çmimi për benzinën do të tregtohet me 206 lekë [1.7 euro] për litër, nga 212 lekë për litër [1.75 euro ] që ishte deri tani.
Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar në 104 lekë [0.86 euro] për litër.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...