Google ADS

Konferenca e nxehtë me Lavrov, Guterres: OKB, gati për të evakuuar të bllokuarit në Mariupol

15:44 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Konferenca e përbashkët për shtyp e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov është zhvilluar me tone të ashpra.

Duke folur për propozimet e OKB-së për qytetin e rrethuar të Mariupolit, Guterres tha se organizata ishte “gati të mobilizojë plotësisht burimet e saj njerëzore dhe logjistike” për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe evakuimin e njerëzve.

Guterres tha se “mijëra civilë kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare shpëtimtare” në qytet.

Ai propozoi gjithashtu bashkëpunim me Kryqin e Kuq për të mundësuar largimin e njerëzve të ngujuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme