Inspektorët komunal kanë inspektuar një subjekt afarist përgjatë rrugës “Afrim Zhitia”, me ç’ rast kanë urdhëruar pronarin për lirimin e hapësirës së uzurpuar publike.
Kështu bëhet e ditur në një njoftim nga Komuna e Mitrovicës, ku sipas inspektorëve komunal personi përgjegjës i subjektit afarist ka vendosur aneksin me shtylla metalike me gjatësi prej 12,00 x 3,60 metra, pa leje adekuate nga organet komunale.
“Përveç mungesës së lejes kompetente, arsye shtesë pse është larguar konstruksioni metalik ishte edhe vlerësimi i inxhinierit të ndërtimit, pasi që është objekt i vjetër dhe është amortizuar pllaka e betonit, ndërkohë që shtyllat metalike kanë një peshë të rëndë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...