Ditë të ngrohta, bimë të lulëzuara dhe një dëshirë e madhe për të shijuar një ditë në natyrë: Kjo është ëndrra e shumë njerëzve por për disa pranvera kthehet në një “makth”. Në fakt, nëse vuani nga alergjia, në periudhën prill-qershor, teshtitja, skuqja e syve dhe vështirësitë në frymëmarrje bëhen shoqërues të padëshiruar.
Të ushqyerit e shëndetshëm është thelbësore për një shëndet të mirë. Gjithashtu është një aleat i shkëlqyer kundër shqetësimeve që vijnë nga alergjia duke vepruar si një anti histaminë natyrale. Më poshtë janë renditur disa ushqime që janë aleate për mirëqenien dhe nuk duhet të mungojnë në dietën pranverore.
Frutat dhe perimet e stinës
Në rastin e alergjive, kontributi që jep konsumi i frutave dhe perimeve është më i rëndësishmi. Ushqimet e pasura me vitaminë C, si pjepri, mango, mjedra, boronica, rrushi dhe ananasi, në pranverë janë një ndihmë e shkëlqyer në forcimin e trupit kur vihemi në provë nga sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.
Çaji jeshil
Falë përmbajtjes së kuercetinës dhe katekinës, ose flavonoideve që kundërshtojnë fillimin e inflamacionit, kjo pije e çmuar redukton ndikimin e histaminës, substancës së përfshirë në shumë përgjigje qelizore, si reaksionet inflamatore dhe sekretimin gastrik. Quercetin, një anti-inflamator i fuqishëm, gjendet në disa ushqime si qepa e kuqe, lakra dhe domatet organike.
Xhenxhefil dhe erëza
Mund të gjejmë edhe aleatë të dobishëm kundër alergjive në bimë. Për shembull në xhenxhefil, e cila përmban gingerol, një molekulë antioksiduese, antikancerogjene dhe anti-inflamatore. Në kamomil i cili vepron si një anti inflamator i fuqishëm.
Uthull molle
Konsiderohet veçanërisht efektive kundër alergjive sezonale. Në fakt aftësia e saj për të reduktuar prodhimin e mukusit dhe për të pastruar sistemin limfatik e bën sulmin alergjik më pak akut dhe shmang ndjesinë e vazhdueshme të hundës së bllokuar. Mjafton të përzieni një lugë çaji uthull molle në një gotë me ujë për ta pirë tri herë në ditë. /abcnews.al
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...
Hamza viziton një fabrikë në Ferizaj: Do të krijojmë vende p...
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...