Google ADS

17 tatuazhe në trup, por ja cili ka kuptimin më të veçantë për Dua Lipën

13:05 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, është e pëlqyer nga publiku anë e mbanë globit për këngët dhe stilin e saj. Edhe ajo si shumë yje botërore, është një adhuruese e tatuazheve.

Deri më tani, artistja shqiptare numëron plot 17 tatuazhe në trup, shumica prej të cilave kanë domethënie të thellë dhe lidhen me jetën e saj.

Nga ato që ka të realizuara deri më tani në trup, vërejmë se këngëtarja preferon tatuazhet e vogla, por që kanë kuptim.

Nga 17 tatuazhet që ka gjithsej, Dua Lipa tatuazhin e parë ia ka dedikuar vendit të saj.

Në janar të vitit 2015, kur ishte 19 vjeç Dua gdhendi “Sunny Hill” në pjesën e brendshme të krahut të djathtë.

“Sunny Hill” që në shqip do të thotë “Kodra e Diellit”, një lagje në Prishtinë dhe ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje.

Kjo gjë është nënvizuar edhe nga faqja zyrtare e Fondacionit “Sunny Hill” në “Twitter”.

“Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë. ‘Sunny Hill’ u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua.”, ka thënë Dua.

Ndërkohë, krah postimit shkruhet:

“Edhe pse ka lindur në Londër, ajo thotë se ‘Sunny Hill’ ka qenë gjithmonë shtëpia e saj.”/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme