Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan pritet të ketë një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin raporton Agjencia turke e lajmeve “Anadolu”.
Telefonata mes dy liderëve vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të bëjë një vizitë në Moskë për të takuar presidentin Putin.
Ndërkohë ministri britanik i Mbrojtjes thotë se forcat ruse po përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara ukrainase në lindje të Ukrainës.
Nga informacionet e siguruara së fundmi nga inteligjenca, ministri tha se janë raportuar disa sulme të fuqishme: “Forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja”, shkruan Al Jazeera.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt