Konfederata e Sindikatave të Lira do të protestojë nga sot deri të premten pasdite nga Kuvendi deri te Qeveria. Ata kërkojnë harmonizimin e pagave me pagën minimale.
Siç është paralajmëruar, protesta do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në orën 17:00.
Kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski thotë se do të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Duam t’i barazojmë pagat me protestat me presione të ndryshme, por padyshim nuk ka mirëkuptim. Prandaj nga nesër do të dalim në rrugë çdo ditë nëse asgjë nuk ndodh nesër deri në orën 12:00, çdo ditë nga ora 16:00 deri në 17:00 deri në plotësimin e kërkesave tona”, tha dje Ralpovski./Telegrafi/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...