Google ADS

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër dy personave për fajde

09:36 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale R.J dhe H.D, shkruan arbresh.info.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit e lartcekur me dashje dhe me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare vazhdimisht kanë dhënë para me fajde me kamat mujore dukshëm jo proporcionale.

Me këto veprime i pandehuri R.J akuzohet se ka kryer veprën penale në vazhdim ”Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 2 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri H.D akuzohet se ka kryer veprën penale ”Ndihma në kryerjen e veprës penale Fajde”, nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të KPRK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme