Kolesteroli i mirë mund të mbaj larg sëmundjen e Alzheimerit, thonë shkencëtarët

09:30 | 26 Prill 2022
Trina Galanxhi

Të kesh kolesterol të mirë ose lipoproteinë me densitet të lartë (HDL) në trup është thelbësore për shëndetin pasi mund të mbrojë trurin dhe të mbajë larg sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të fundit.

Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e lartë të Kalifornisë Jugore, kanë zbuluar se një numër më i lartë i grimcave të vogla HDL në mostrat e lëngut të shtyllës kurrizore lidhej me dy shënues kritikë që grimcat mund të mbrojnë kundër sëmundjes Alzheimer, transmeton portal arbresh.info

Alzheimer, është një gjendje dobësie e trurit, e cila prek kryesisht të moshuarit, duke shkaktuar të ata zhvillimin e harresës dhe paaftësinë për të kryer detyrat e përditshme.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e Alzheimerit

Aktualisht, çrregullimi nuk ka shërim. Studiuesit janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se si zhvillohet sëmundja, si ta parandalojmë atë dhe si ta trajtojmë më mirë.

Studiuesit analizuan përqendrimet e HDL, të referuar si “kolesteroli i mirë”, në lëngun cerebrospinal të 180 vullnetarëve të shëndetshëm me një moshë mesatare prej afro 77 vjeç, ku gjetën se grimcat e vogla HDL në lëngun cerebrospinal me dy tregues kyç qëjanë ato mund të mbrojnë kundër Alzheimerit.

Edhe pse peptidi kontribuon në sëmundjen e Alzheimerit kur paloset dhe grumbullohet në neurone, një nivel më i lartë i tij që qarkullon rreth trurit dhe shtyllës kurrizore është lidhur me një rrezik më të ulët për sëmundjen, sipas raportit të publikuar së fundmi në The Journal of the Alzheimer’s Association.

“Ato mund të përfshihen në pastrimin dhe sekretimin e peptideve që formojnë pllakat amiloide që shohim në sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne spekulojmë grimcat e vogla HDL mund të kenë rol në parandalimin e sëmundjes”, tha Dr. Hussein Yassine, bashkëautor i studimit.

Sipas tij është e rëndësishme që të tregojmë kujdes të shtuar për shëndetin mendor, duke përshirë ndryshimin e dietave, ushtrimet dhe të gjitha ato që janë të nevojshme për shëndet më të mirë./arbresh.info/

Të ngjashme