Google ADS

Gruaja e gjen burrin pa shenja jete në korridor të shtëpisë në Pejë

09:18 | 26 Prill 2022
A. B.

Policia e Kosovës ka raportuar për një hetim të vdekjes që po bëhet në Pejë.

Sipas raportit 24 orësh, dëshmitarja ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë, burrin e saj.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Pejë, 25.04.2022-02:30. Dëshmitarja, femër kosovare, ka njoftuar se kishte gjetur të shtrirë në korridor të shtëpisë burrin e saj viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion.”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme