Google ADS

Ia thyejnë xhamin e veturës dhe i vjedhin çantën me para e dokumente

09:28 | 26 Prill 2022
Artan Maliqi

Persona të panjohur dje në mesditë i kanë thyer xhamin e një veturës në Prishtinë një femre, e cila e ka raportuar më pas rastin në Polici.

Siç raporton Policia, viktimës i është vjedhur çanta e dorës me para të gatshme dhe dokumentet e saja personale.

Rasti është nën hetime ka thënë policia, shkruan arbresh.info.

“Prishtinë, 25.04.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se person-a të pa njohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe kanë vjedhur çantën e dorës euro, para të gatshme dhe dokumentet e saja personale. Rasti është duke u hetuar.”thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme