Qeveria britanike njoftoi se kishte hequr taksat për të gjitha mallrat nga Ukraina, ndërsa vendosi një ndalim për eksportin e produkteve dhe mjeteve teknologjike në Rusi që mund të përdoreshin kundër ukrainasve, shkruan BBC.
Vendimi vjen si përgjigje ndaj një kërkese të drejtpërdrejtë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbështetur ekonominë ukrainase, tha në një deklaratë sekretarja e tregtisë ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, Anne-Marie Trevelyan.
Mbretëria e Bashkuar ka hequr taksat për të gjithë mallrat nga Ukraina, duke përfshirë eksportet kryesore të Ukrainës si elbi, mjalti, domatet e konservuara dhe shpendët, tha Trevelyan.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën në këtë luftë të vazhdueshme dhe do të punojmë për të siguruar që Ukraina të mbijetojë dhe të lulëzojë si një komb i lirë dhe sovran”, tha ajo në një deklaratë.
/abcnews.al
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen