Gabriel Escobar me Karen Donfried pas Kosovës në vizitë te Vuçiq

08:00 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Ndihmës sekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried do të qëndrojë për vizitë në Beograd këtë të martë.

Ajo bashkë me zëvendësndihmës sekretarin, Gabriel Escobar, që është edhe i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të priten nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediat.

Kjo vizitë e tyre në Serbi bëhet pas qëndrimit që patën në Kosovë, e ku takuan krerët më të lartë shtetërorë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme