Google ADS

Kurti sot do të udhëtoj për në SHBA

07:25 | 26 Prill 2022
Fjolla Bajraktari

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pritet të udhëtojë për në SHBA me rastin e varrimit të ish sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Madje udhëtimin e tij e konfirmoi edhe Ndihmës sekretarja amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë konferencës që u mbajtë ditën e djeshme.

“Dëshirojë të falënderojë Kurtin që do të udhëtojë nesër në SHBA për të nderuar ish-Sekretaren Madline Albright”, tha Donfried.

Po ashtu ditë më parë këtë e pati konfirmuar për arbresh.info, edhe zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu.

Në SHBA përveç Kurtit, pjesë pritet të marrë edhe presidentja e shtetit Vjosa Osmani, dhe ish presidentja Atifete Jahjaga./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme