Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi se është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Shkodër.
Pas numërimit të fletëve të votimit, ndërmjet 6 kandidaturave, Kryetar i PD Shkodër u shpall, Gjenarin Kapcari me 47% të votave.
Më herët Mustafa Pashja u shpall futues i garës për Peqinin me 50.6% të votave. Kryetar i PD-së në Mirditë u shpall Albert Mëlyshi me 56% të votave. Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD, Devoll u shpallet Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.
Në Dega 7 në Tiranë ndërmjet 4 kandidaturave fitoi Avni Tobli me 46% të votave. PD-në e Vaut të Dejës do ta drejtojë Benard Ndreca me 69% të votave. Gramshi shpalli kryetar ndërmjet 5 kandidaturave Kodhel Cala me 38.5% të votave.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD në Korçë u shpall, ndërmjet 4 kandidaturave, Devis Osmani me 48% të votave. Kujtojmë që në Malësinë e Madhe procesi u anulua pasi njëri prej kandidatëve theu kutinë e votimit pas akuzave për parregullsi në proces./lapsi/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...