Pogradesi u trondit sot nga një ngjarje e rëndë pasi një person u plagos me armë zjarri. I plagosuri është identifikuar si Joan Muçollari, i cili u qëllua me armë nga Fired Berberi dhe Greis Maxhari.
Mësohet se fillimisht ata janë goditur me grushta dhe më pas është përdorur dhe pistoleta.Muçllari është nisur drejt Tiranës, pasi përveç plagës në këmbë të cilën e mori pasi u qëllua me pistoletë, ai ka dhe një plagë tjetër në kokë të shkaktuar nga një goditje me thikë.
Atentati i sotëm ndaj Joan Muçllarit rikthen në skenë ngjarjen e gushtit 2020, kur në mes të sezonit turistik u qëllua me breshëri plumbash drejt hotelit të babai të tij, kur brenda ndodheshin dhjetëra turistë.
Ndaj hotel “Volorekës” u bënë disa sulme brenda një harku kohor të shkurtër, më e rënda në 8 gusht, kur breshëritë e plumbave goditën disa mjete të parkuara në hotelin “Voloreka” në Tushemisht dhe dëmtuan godinën.
Në videon që u publikua atëherë, shihet një prej atentatorëve, me kallashnikov në duar dhe i maskuar.
Teksa ecën i armatosur, personi në fjalë hap zjarr ndaj automjeteve, ku 7 makina luksoze përfunduan të dëmtuara. Shkak i sulmit u bë një grindje e mëparshme mes djalit të pronarit dhe 37-vjeçarit Mariglen Topuzi.
Për ngjarjen, policia arrestoi Ilir Berberin dhe 3 bashkëpunëtorët e tij : Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia.
Konfliktet e Muçllarit duket se nuk janë mbyllur teksa sot, në lagjen “Voloreka” dyshohet se djali i Ilir Berberit (i njohur si Lili i Rrushkës), Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari, persona me precedent të mëparshëm kriminal kanë qëlluar drejt tij, duke e lënë të plagosur në këmbë./lapsi/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...