Polonia i ka dorëzuar Ukrainës tanke për të luftuar Rusinë, konfirmoi sot kryeministri i vendit, Mateusz Moraëiecki.
Megjithatë, ai nuk dha detaje në lidhje me numrin e tankeve të dërguara në Ukrainë.
Në mars, Polonia tha se ishte gati t’i dorëzonte të gjithë avionët e saj luftarakë MIG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani “menjëherë dhe pa pagesë” si pjesë e një plani për t’i ofruar avionë ukrainasve.
Por Pentagoni tha se oferta nuk ishte “e qëndrueshme”.
Zëdhënësi John Kirby tha se propozimi për dërgimin e avionëve në bazën ajrore amerikane Ramstein “ngre shqetësime serioze për aleancën e NATO-s”.
Të premten Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Polonia po bashkëpunojnë për të furnizuar Ukrainën me tanke.
BBC raportoi se ukrainasit do të merrnin tanket polake T-72 dhe se tanket polake të dërguara në Ukrainë do të zëvendësohen me tanket britanike “Challenger 2”.
Tanket janë lëvizja më e fundit e britanikëve ndaj Ukrainës, krahas mjeteve të tjera të blinduara që do të dërgohen, për të cilat është vendosur më herët.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?