Google ADS

Të paktën 15 mijë trupa rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë

18:27 | 25 Prill 2022
KRG

Të paktën 15 mijë trupa rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë. Lajmin e bë të ditur Sekretari i Mbrojtjes në Britaninë e Madhe Ben Wallace.

Po ashtu, sipas MB britanike, të paktën 2,000 automjete të blinduara janë shkatërruar ose janë sekuestruar. Në këtë bilanc përfshihen të paktën 530 tanke, 530 transportues të blinduar të personelit dhe 560 automjete luftarake të këmbësorisë.

Wallace tha po ashtu se Rusia ka humbur më shumë se 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme