SC Gjilani njoftoi sot zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit me Ismet Munishin.
47-vjeçari ka thënë se deri te ndarja e rrugëve erdhi pas mos arritjes për t’u shpallur kampion në Kosovë.
Trajneri kosovar përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar presidentin e klubit gjilanas, Florim Zukën, dhe tifogrupin “Skifterat”.
Mes tjerash, Munishi u shpreh krenar që ishte trajner te Gjilani.
Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):
“Prej ditës së parë deri më sot isha shumë krenarë që isha në bankinën e klubit të madh SC Gjilani!
Falenderoj presidentin Florim Zuka për mundësinë dhe përkrahjen që ma dha,tifozërinë Skifterat që së bashku ndajtem gezime e kohëve te fundit edhe hidhërime për fat te keq !
Kush me njeh e din se e boj punën me zemër dhe përkushtohem 100%, por për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme që ne të dalim kampion për qka edhe vendosem ti ndajm rruget.
E falenderoj stafin për bashkëpunimin shumë të mirë që kishim dhe ju deshiroj suksese ne Evropë.
Dhe ne fund qershinë e kam për futbollistët e mi që i dua shumë dhe i lus te vazhdojnë me krenari, ti mbrojn ngjyrat e klubit të madh SC Gjilani!”.
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...