Rusia ka shpallur 40 diplomatë gjermanë si persona të padëshiruar, ka thënë Ministria e Jashtme ruse, duke urdhëruar kështu dëbimin e tyre.
Ky vendim është parë si shenjë hakmarrjeje ndaj vendimit të njëjtë të Berlinit për të dëbuar numër të njëjtë të diplomatëve rusë nga Gjermania më 4 prill.
Ministria e Jashtme ruse ka thënë se i ka dërguar ambasadorit gjerman në Moskë një letër proteste për politikat armiqësore të Berlinit si dhe kundërshtimin për dëbimin e 40 diplomatëve rusë në fillim të muajit prill.
Sipas agjencisë së lajmeve dpa, kjo shifër përbën një të tretën e stafit diplomatik gjerman në Rusi./REL/
Ngritet aktakuzë ndaj 16 personave për krim të organizuar
Trepça sonte kërkon fitoren e parë në Fiba Europe Cup
Osmani përmbyll vizitën në New York
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën nga aksidenti trag...
Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë
Obama befason turmën në mitingun e Harris, bën rap me këngën...