Rusia shpall armëpushim për civilët në Mariupol

13:03 | 25 Prill 2022
A. B.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat e saj do të ndalonin sulmet për të lejuar civilët të largoheshin nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Trupat ruse “nga ora 14:00 me orën e Moskës më 25 prill 2022, do të ndalojnë në mënyrë të njëanshme çdo sulm, do të tërheqim njësitë në një distancë të sigurtë dhe do të sigurojmë tërheqjen e civilëve, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë.

Javën e kaluar, Rusia tha se civilët dhe ushtarët ukrainas mund të largoheshin nga uzina e Azovstal me kushtin që forcat ukrainase të “ngrenë flamuj të bardhë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme