Google ADS

Ministri Latifi takoi sot homologen norvegjeze| Temë diskutimi thellimi i bashkëpunimit të dy ministrive

12:51 | 25 Prill 2022
S D

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, u prit sot në Ministrinë e Shëndetit dhe Kujdesit të Mbretërisë së Norvegjisë nga homologia e tij, Ingvild Kjerkol, transmeton arbresh.info.

Latifi fillimisht falënderoj  Kjerkol në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti norvegjez për Kosovën, dhe në veçanti për përkrahjen e ofruar për përballimin e pandemisë Covid-19.

Më tej, Ministri, shpalosi para homologes së tij norvegjeze planin strategjik të transformimit të shëndetësisë kosovare, me theks të veçantë krijimin e qendrave të ekselencës, digjitalizimin e sistemit shëndetësor, sistemin e edukimit dhe trajnimit të personelit shëndetësor, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja Kjerkol, nga ana e saj, pasi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive, shfaqi interes në veçanti për projektin e sistemit dhe qendrës së emergjencës e traumës, Kujdesin Primar Shëndetësor si dhe edukimin e vazhduar professional të personelit shëndetësor.

Ministri Latifi e ftoi Ministren Kjerkol që të vizitojë Republikën e Kosovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë në një të ardhme të afërt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme